Site icon PrishtinaPress

Fillojnë pakënaqësitë e aktivistëve të VV-së me punësimet: Sekretariati po i rehatojnë gratë e veta nëpër ministri

Kryeministri Kurti është duke vazhduar emërimin e zëvendësministrave nëpër dikasteret qeveritare.

Ndërsa ministrat po kompletojnë stafet e tyre me emërime të personave, që sipas mediave disa prej tyre janë edhe familjarë të udhëheqësve të VV-së.

Ani pse vetë Kurti kishte proklamuar që do të bëjë një qeverisje ndryshe pa nepotizëm dhe punësim të familjarëve, pasi sipas tij ata ishin për dasma e jo me u rehatu nëpër ministri.

Vetë një qytetar i cili paraqitet si aktivist i VV-së ka shprehur pakënaqësinë e tij për këto punësime. Ky përmes një postimi në facebook ka tërhequr vërejtjen subjektit politik ku ai edhe i përkrah, duke ia kujtuar se zgjedhjet lokale vijnë, dhe shpërthimi i tyre mund të vijë.

Qytetari me emrin Rrustem Peja i cili edhe ka reaguar për këto punësime, shihet në foto edhe me deputet dhe takime të VV-së.

Exit mobile version