0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Fillojnë Mbrëmjet Strugane të Poezisë, Kosova nuk merr pjesë

Me ndezjen e flakës së festivalit dhe me recitimin e poezisë “Malli për Jugun” (T’ga za Jug) nga Konstantin Miladinov në Strugë u shënua fillimi i 55-të i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë manifestim të njohur poetik botëror i cili mbahet që nga viti 1962 do të marrin pjesë 32 poetë nga gjithsej 30 shtete nga të gjitha kontinentet.
Fituesi i sivjetshme i çmimit kryesor, Kurora e Artë është poetesha nga Kanadaja, kritike letrare, eseiste dhe romansiere Margaret Etvud. Ajo mbërriti në Strugë të premten. Çmimi do ti ndahet në manifestimin tradicional “Urat” në Strugë.
Festivalin e hapi ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kamçevska Milevska. Ajo tha se 55 vite, Struga poetike është shtëpi e shkrimtarëve më të mëdhenj të poezisë botërore, të cilët ndërtuan ura mes civilizimeve dhe ura mes të tashmes dhe së ardhmes.
“Mbrëmjet strugane të poezisë në një mënyrë falënderuese e pasurojnë hapësirën evropiane dhe botërore, i afirmojnë vlerat poetike të të gjitha gjuhëve dhe e madhërojnë ëndrrën universale të njerëzimit i cili thotë se poezia do ta shpëtojë Botën”, tha Kamçevska.
Në hapjen ishin të pranishëm një numër i madh i personaliteteve nga jeta shoqërore dhe publike në Maqedoni.
Drejtori i festivalit Mite Stefoski tha se programi i sivjetshëm do të jetë atraktiv dhe provokativ për publikun e festivalit.
“Mbrëmjet strugane të poezisë në 55 vitet e kaluara e festuan atë në qindra gjuhë, në më shumë se pesë mijë poetë të cilët morën pjesë në Strugë”, tha Stefoski.
Në festivalin e sivjetshme ishin të pranishëm edhe poetë nga Turqia dhe Shqipëria përderisa Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina nuk do të kenë përfaqësues të tyre.
Nga Shqipëria merr pjesë poeti Arian Leka, i cili është drejtor i festivalit poetik Poetika. Nga Mbrëmjet Strugane të Poezisë paralajmërojnë për marrëveshje me këtë festival në Shqipëri, për përkthim të ndërsjellë të poezisë maqedonase në Shqipëri dhe të poezisë shqiptare në Maqedoni.
Nga Turqia me të cilën bashkëpunimi është shumë vjeçar në festival këtë vit është i pranishëm është poeti Erdal Alova. Për këtë vit janë paraparë edhe përmbajtje të reja të festivalit. Nga festivali paralajmërojnë se qëllimi i tyre kryesor është përfitimi i audiencës së re por edhe prezantim më i madh në korniza botërore.
Çdo pasdite do të pihet ‘kafe poetike’ e shoqëruar me biseda letrare, debate dhe lexim poetik në nder të ndonjë nga pjesëmarrësit ndërsa lexime poetike do të ketë edhe në Manastir, Resnjë, Ohër.
Programi i Festivali përfundon më 29 gusht me një shfaqje poetike në Matkë dhe tubim Ndërkombëtar poetik në Urën e Gurit në Shkup.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img