Home Baner Fillojnë hetimet kundër Fehmi Berishës qe kërcënoi Halil Matoshin live

Fillojnë hetimet kundër Fehmi Berishës qe kërcënoi Halil Matoshin live

Kanë filluar hetimet ndaj aktivistit për çështje kombëtare Fehmi Berisha, i cili mbrëmë gjatë një debati televiziv publicistin Halil Matoshi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi ka thënë për Paparacin se prokuroria ka nisur hetimet për deklaratën e Fehmi Berisha në një debat televiziv.

“Ju konfirmoj se tashmë kemi nisur hetimet”, ka thënë shkurt Munishi.

Aktivisti i çështjeve kombëtare, Fehmi Berisha, të martën në një debat televiziv ka kërcënuar publikisht komentatorin politik, Halil Matoshi, teksa ka thënë se diktatori Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh i të gjithë kohërave në historinë e Shqipërisë.

‘Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh në historinë e Shqipërisë. Sali Berisha e ka dhënë shifrën 5 mijë e 680 të vrarë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë aq për 24 orë sonte në Kosovë i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës”, u shpreh ai.

Më pas i është kundërpërgjigjur Matoshi, i cili tha se ai do të duhej të arrestohej për një deklaratë të tillë.

“Unë jam prej atyre që e respektoj lirinë e shprehjes sepse kam vuajtur vetë për këtë. Një televizion me valë nacionale me u fol për vrasje në mënyrë të hapur nga një vend të lirë, sonte Prokuroria e çdo shteti do ta arrestonte këtë. Kjo është sekt apo besim politik. Për shkak të besimit të çmendur marrin jetë të njeriut. Thirrje e hapur për luftë civile e vrasje të njerëzve”, i tha Matoshi Berishës./Prishtinapress/

Exit mobile version