-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Fillojeni ditën me një gotë ujë dhe mjaltë

A e keni ditur se kombinimi i ujit të vaktë me mjaltë ka efekte të shumta fitimprurëse për shëndetin?

Me siguri se e dini që mjalta është e mahnitshme për shëndetin dhe se rekomandohet nga të gjithë doktorët, por, kur kombinohet me ujë të vaktë, ajo bën mrekulli për trupin.

Ndonëse kjo pije është përdorur për një kohë të gjatë për bukurinë e grave, gjithashtu është përdorur edhe si ilaç dhe parandalues i shumë sëmundjeve në trup.

Kjo pije ndihmon në humbje të peshës
Sheqeri që gjendet në mjaltë është natyral dhe burim i shëndetshëm i kalorive.

Prandaj, kjo pije e zvogëlon apetitin dhe dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira të cilat kanë shumë kalori.

E përmirëson sistemin e tretjes
Mjalta dhe uji mund ta rregullojnë funksionin e sistemit të tretjes. Efektet antiseptike të mjaltës kanë efekt fitimprurës në tretje.

E forcon imunitetin
Mjalta ka një aftësi të mahnitshme për t’i neutralizuar bakteret.

Mjalta organike, e cila përmban më së shumti vitamina dhe minerale që i luftojnë bakteret, rekomandohet më së shumti. Përndryshe, mjalta është edhe antioksidant i shkëlqyeshëm që ndihmon në luftimin e rrezatimeve të lira.

E rritë energjinë
Ky kombinim jua rritë energjinë më shumë sesa një gotë kafe.

Kombinim magjik për detoksikimin e trupit
Mjalta dhe uji do t’ju ndihmojnë t’i largoni toksinat nga trupi. Rezultat edhe më të mirë mund të arrini nëse i shtoni kësaj pije limon sepse acidi që gjendet në limon ka efekte pozitive në funksionin e enzimave dhe e stimulon funksionin e mëlçisë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img