-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Filloi manifestimi ‘Gosfest-2016

Komuna e Gostivarit në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, njofton opinionin se mbrëmë u bë hapja solemne e ‘Gosfest-2016’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me ekspozitën kolektive të organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Draudacum”, me pjesëmarrje të dhjetëra artistëve nga e gjithë Bota, mbrëmë në amfiteatrin veror të qytetit u bë hapja solemne e manifestimit tradicional “Gosfest – 2016”.
Hapjen solemne e bëri kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili para të pranishmëve deklaroi që: u bënë katër vite që po bëhet organizimi i manifestimit “Gosfest”, me rastin e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje.

“Me qëllim që ato të shijojnë qëndrimin në vendlindje, organizojmë “Gosfestin” që do të zgjasë katër ditë. Këtu kemi kryetarin e Shoqatës së Artistëve Figurativ “Draudacum”, z. Reshat Ameti bashkë me artistët figurativ të qytetit, të cilët kanë bërë një punë të mrekullueshme në sferën e artit. Sonte kemi ekspozitën e artistëve nga vende të ndryshme të Botës. Qytetarët e Gostivarit përveç se janë afirmuar në shtete të ndryshme të Botës, po afirmohet edhe me artistët e artit figurativ të cilët prezantojnë qytetin në arenën ndërkombëtare”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta.
Kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativ “Draudacum”, Reshat Ameti potencoi që: “Tani jemi shndërruar në një epiqendër të artit figurativ, dhe jo vetëm në Maqedoni por edhe në nivel ndërkombëtar, dhe këtë e mundëson kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
Manifestimi “Gosfest-2016”, vijon sonte me natën e të rinjve që do të mbahet në qendër të qytetit, me pjesëmarrje të Dren Abazit dhe Zig Zag orkestra, XXL Band, Afternoon in Amsterdam, si dhe do të shfaqet edhe programi nga “iDance Studio” me fëmijë të moshave të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img