0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Figura publike dhe deputetët “myslimanë” të VV-së i bashkohen PD-së, hyjnë në zgjedhje bashkë me AKR-në e Pacollit dhe Lëvizjen për Bashkim

Partia e Drejtësisë pritet të ngjallet e forcohet goxha për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Klan Kosova merr vesh ekskluzivisht se kësaj partie politike pritet t’i bashkohen, si listë e veçantë, edhe grupi i deputetëve rebelë “myslimanë” të Vetëvendosjes, në krye me Eman Rrahmanin e Visar Korenicën.

Këta të fundit, që janë quajtur edhe si krahu fetar i VV-së siç merr vesh televizioni nga burimet e veta, i bashkohen Ferid Aganit në PD, në pamundësi për ta krijuar një subjekt të vetin politik, për shkak të kohës së limituar.

Për një arsye të tillë, Partisë së Drejtësisë, i bashkohet, me shumë gjasa, edhe një grup tjetër i aktivistëve dhe biznesmenëve me prirje fetare myslimane, ku bëjnë pjesë avokati Azdren Bytyqi, shkrimtari Imer Topanica, afaristi Arsim Gërxhaliu, mjeku Bernard Tahiragolli dhe të tjerë.

Zhvillimi tjetër interesant, gjithnjë sipas burimeve të Klanit, është se me këtë PD të forcuar pritet të hyjë në një ”koalicion të përbashkët parazgjedhor” dhe një listë të përbashket elektorale edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit dhe Lëvizja për Bashkim.

Ky koalicion potencial paraelektoral pritet ta zyrtarizojë pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet, në shtator.

Klankosova.tv do të provojë t’i kontaktojë të gjitha palët e përmendura në këtë tekst, për t’i marrë qëndrimet e tyre në lidhje me këtë zhvillim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img