-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Figura më e rëndësishme e VV-së në Lipjan që dha dorëheqje nga partia: Kurti po na largon

Lëvizja Vetëvendosje gjatë muajit shtator do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme partiake.

E tashmë shumë aktivistë kanë shprehur interesimin për të garuar për kryetar dege të këtij subjekti politik nëpër Komuna të Kosovës.

Por, janë rreth “20 aktivistë që iu është mohuar garimi” sipas, tashmë ish-aktivistit të këtij subjekti, Shkelzen Bislimi.

Bislimi, tha se këto lëvizje të subjektit janë tejet të padrejta, e jo demokratike.

Sipas tij, janë disa njerëz që në degën e Lipjanit po bëjnë emërime e jo lejim të demokracisë.

Bislimi tha se tashti në degën e Lipjanit ka mbetur vetëm “i ledhatuari i Prishtinës” Adnan Rrustemi në garë për të parinë e degës.

Ish-aktivisti që zyrtarisht është futur në Vetëvendosje në vitin 2016, në Klan Kosova, tha se, edhe pas dorëheqjes, asnjëherë nuk është kontaktuar nga asnjë zyrtar i subjektit, as nga niveli qendror, ndonëse më 2017, ishte asamblisti më i votuar, dhe shef i asamblistëve në Kuvendin e Lipjanit.

Bislimi me këtë rast tha që as kryetari i subjektit, Albin Kurti, nuk është i njoftuar me këto ngjarje e padrejtësi që ndodhin nëpër degë.

Meqenëse Kurti po hesht, ndonëse kanë dhënë dorëheqje disa aktivistë brenda pak ditës, Bislimi tha se “Albini” po na largon, me faktin e heshtjes së tij.

Një prej elementeve pse po largohen këta aktivistë, sipas Bislimit është edhe qëndrimi i tyre pro fesë islame dhe pro lirisë së mbajtjes së shamive nga vajzat e gratë, ndonëse pretendon se nuk është kriteri kyç.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img