Luis Figo thotë se Barcelona mund ta transferojë Cristiano Ronaldon në rast se aktivizon klauzolën e superyllit të Real Madridit.
Legjenda portugeze në vitin 2000 bëri bujë të madhe kur braktisi katalunasit për të kaluar te Los Blancos, të cilët paguan klauzolën e tij duke e bërë asokohe lojtarin më të shtrenjtë.
Ndërsa tani, ai beson se e njëjta gjë mund të ndodhë me CR7, por lëvizja do të ishte në kah të kundërt.
“Jemi në një treg të lirë. Nëse ekziston një klauzolë për përfundimin e kontratës, gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Figo për Record
Mirëpo, problemi qëndron në faktin se Ronaldo thuhet se ka një klauzolë prej 1.5 miliard eurosh dhe asnjë klub nuk mund ta paguajë atë.