-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Fifit ia vjedhin telefonin midis Manhattanit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është bashkë me partnerin e saj, biznesmenin Adis Patushi në Manhattan, gjersa do të realizojë edhe disa performanca.

E së fundmi, artistja nga Ferizaj ka njoftuar ndjekësit se ia kanë vjedhur telefonin.

“Loqkamana. Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kështu që kushdo që tenton të më shkruaj ose me më thirr. Mos u lodhni”, tha ajo.

“Deri të vi në Tiranë Fifi është pa numër”, vazhdoi më tej 28-vjeçarja.

Fifi këtë vit ka qenë po ashtu një nga emrat më të kërkuar në treg për mbrëmje e koncerte.

E njëjta deri në fund të këtij viti do të sjellë edhe disa këngë të reja./Prishtinapress/

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img