Artistja e mirënjohur shqiptar, Fifi ka publikuar një projekt të ri muzikor.
Filloreta Raçi (emri i plotë) ka lansuar këngën me titullin “Refuzuar”, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti i projekti më të ri të artistes nga Ferizaj u shkrua nga vet ajo, teksa masterizimi u realizua nga DuoBassRecords.

Foto: Fifi/Instagram
Për masterizimin u përkujdes Johan Bejerholm, ndërsa videoklipi iu besua produksionit “Imagine”.
Kujtojmë që ky projekt i Fifit vjen pas bashkëpunimit me Markel Goga me titullin “Dehur” që sollën pak ditë më parë.
Krahas projekteve të reja theksojmë që Fifi mbetet e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore.