Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë, këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, publikoi për fansat projektin e saj më të ri muzikor.
“Zogo” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ripërpunim i këngës së njohur popullore, “Oj Zogo”.
Muzika është punuar nga BiniDiez dhe Apollo, gjersa pjesën e re të tekstit e ka shkruar vet Fifi.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë, pasi ai është xhiruar në mes të Tiranës, në sheshin “Nënë Tereza”.
Në video, këngëtarja vjen më ndryshe se zakonisht, pasi ka vendosur të shfaqet me veshje kombëtare.
E veshur me “dallamën” e qëndisur me arë, Fifi është duket tejet tërheqëse në skenat e klipit “Zogo”.