Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka publikuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
“Ninullë dashurie” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Siç tregon në titullin, projekti i dedikohet dashurisë dhe artistja nga Ferizaj vjen me një paraqitje të mahnitshme në videoklip.
Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja, ndërkohë që për muzikën është përkujdesur e njëjta në bashkëpunim me Fatjon Miftarin.
Ky i fundit po ashtu është përkujdesur edhe për producimin, kurse miksimin dhe masterizimin e ka realizuar Ramon Erni.
Videoja atraktive i është besuar produksionit të njohur, “Imagine Films”.