1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Fifi me dedikim romantik për Adisin në përvjetorin e parë: Dashuria ime për ty veç do të rritet

Një vit më parë këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi gjeti shpirtin e saj binjak.

Pas përfundimit të rrugëtimit në Big Brother VIP Albania, këngëtarja nga Ferizaj u takua me Adis Patushin përmes ish-banorit tjetër, Kledit.

Për të festuar ditën e tyre të veçantë, Fifi ka bërë një dedikimi emocional duke zgjedhur fjalët më të ndjera drejtuar partnerit të saj.

Në një postim në Instagram, autorja e “Diell” bashkangjitur me një foto me Adisin i premtoi se dashuria e saj e për të do të rritet çdo herë e më shumë.

“Sot një vit më parë të kam bërë timin.. sot një vit më parë t’i kishe frikë që unë nuk do të jem e jotja.. e sot një vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuajat që unë i di.. që dashuria ime për ty veç do të rritet më shumë e do mundohem mos të të zhgënjej për këtë të jesh i bindur e të betohem në dashurinë tonë. Të dua Nush, të dashuroj ninxha ime”, ka shkruar Fifi në dedikim.

 

Ndërkohë, kujtojmë që prej kohësh përflitet për një shtatzëni të mundshme të Fifi, por çifti nuk i kanë komentuar ende këta zëra.

Ndryshe, këngëtarja ka qenë mjaft aktive edhe me projekte muzikore, aktualisht ajo po shijon suksesin e këngës së fundit “Kujna ja ke lon”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img