Gjatë emisionit të sotëm “Thumb” u tha se këngëtarja Filloreta Raçi nuk ishte më pjesë e emisionit “Xing me Ermalin”.
E kontaktuar nga Lajmi.net ajo është shprehur se i ka ardhur papritur një fletërrufe për sjellje të pahijshme. “Në këndin e emulacionit te Ermal Mamaqit , mora fletërrufe për sjellje të pahijshme dhe harrova të bëj autokritike”,-u shpreh Fifi.