1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Fifi: Hoqa kilogramë për shkak të problemit që kam me shtyllën kurrizore

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi- Fifi, po vazhdon të komentohet për ndryshimin drastik që ka bërë në dukje.

Artistja, e cila hoqi mbi 15 kilogramë, së fundmi u është përgjigjur ndjekësve në disa pyetje rreth karrierës profesionale dhe asaj personale.

Ndër pyetjet e shumta që pranoi kanë të bëjnë me peshën dhe për pamjen e re që ka fituar.

https://www.instagram.com/p/CEb6qF7Aq3s/?utm_source=ig_embed

“A je e kënaqur me kilogramët që ke larguar, apo dëshiron të largosh ende?”, ka qenë një nga pyetjet e ndjekësve – për të cilën Fifi nuk ka ngurruar të bëjë një sqarim.

Sqarim për herë të fundit dhe më nuk flas për këtë çështje. Nuk jam dobësuar për me u duk mirë. Kam hequr kilogramë për shkak të problemit që kam me shtyllën kurrizore për shkak të mbipeshës. Kam mbajtur super diet për gjashtë muaj. Nuk jam dobësuar shpejt, por avash avash dhe sigurt që mos t’i shtoj më. Tani dua të heq dhe 5 -6 kile aq. Sepse e kam të nevojshme. Faleminderit”.

“Balonin e kam mbajtur rreth nëntë muaj. Ndërkohë që balona nuk po bënte efekt te unë, pas një muaj egjysme jam bërë ndërhyrje liposucsion dhe as ajo nuk bëri punë. Në shtatorin e kaluar sërish kam bërë ndërhyrjen e dytë me liposucsion/sërish rezultoi pasukses. Në janar të këtij viti e kam heq balonën gastrike dhe si fillim u desh të merrem me veten time / anën psikologjike, pastaj me fillu me tjerat”, ka thënë 26 vjeçarja.

https://www.instagram.com/p/CEMG4VdAJke/?utm_source=ig_embed

Derisa po flitet për transformimin e saj në pamje, Fifi momentalisht është duke e shijuar suksesin e projektit të ri “Pa Gajle”, që e solli në bashkëpunim me Young Zerkën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img