Këngëtarët shqiptarë, Fifi dhe Bes Kallaku, kanë prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.
“Unaza e Dashnisë” mban titullin kënga, të cilën e kanë sjell të kompletuar me videoklip.
Protagonistë në këtë projekt janë edhe çifti i njohur i rrjeteve sociale: Rinori dhe Njomza.

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për muzikën u kujdes Indrit Dode.
Producimi, miksimi dhe masterizimi u realizua nga Apollo.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Fifit.
Ky projekt i saj vjen pak javë pas lindjes së fëmijës së parë, djalit Theo Mal.