Site icon PrishtinaPress

Fifi deklaron se është beqare: Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë, por nuk ka më bukur se dashuria

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, krahas karrierës profesionale shpesh herë në faqet rozë është përfolur edhe për jetën private.

Ajo muaj më parë deklaroi se është në një lidhje dashurie, ndërsa siç la të kuptohej partneri i saj ishte djaloshi nga Shqipëria, Xhuljo Tabaku.

Megjithatë, ajo së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe në këtë rast nuk mungoi një e tillë për dashurinë.

Filloreta Raçi-Fifi (Foto: Instagram)

“A je me atë që dashuron”, ka qenë njëra nga pyetjet drejtuar Fifit.

“Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë. Por nuk ka më të bukur se dashuria. Thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashuria është jetë e frymë”, kanë qenë fjalët e 26 vjeçares.

Foto: Instagram

Fifi në anën tjetër këtë vit ka qenë tejet aktive me projekte muzikore.

E fundit mbetet “Du&Ich” në duet me DJ-Gimi O dhe Bardhyl Idrizin.

Exit mobile version