1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

FIFA shqyrton mundësinë që vetëm kapiteni të diskutojë me gjyqtarin

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) është duke shqyrtuar mundësinë për të hartuar një rregull, sipas të cilit, gjatë ndeshjes vetëm kapiteni do të ketë mundësi të diskutojë me gjyqtarin. Këtë për mediat britanike e konfirmoi Marco van Basten, shefi i Zyrës për Zhvillim Teknik në FIFA, raporton Anadolu Agency (AA).
Van Basten tha se po bisedohet mbi atë se si të përmirësohet sjellja dhe respekti i lojtarëve ndaj zyrtarëve.
“Tani ne kemi shumë lojtarë të cilët ankohen gjatë lojës. Jam i sigurt se sjellja e lojtarëve mund të jetë më e mirë, prandaj mendojmë për mënyrën se si ti vëmë gjërat në vendin e duhur”, thotë ish-sulmuesi i shkëlqyer holandez.
Në fillim të këtij sezoni Federata e Futbollit të Anglisë paralajmëroi për zvogëlimin e “sjelljes së papranueshme”, nga lojtarët që kundërshtojnë zyrtarët, të cilët ofendojnë ata ose bëjnë gjeste ndaj tyre dhe marrin karton të kuq.
Kohë më parë FIFA në Kampionatin Botëror të Klubeve ka testuar video-asistentin e referit (VAR), sistem që ka marrë lëvdata nga presidenti, Gianni Infantino, por disa lojtarë nuk e pëlqyen. Van Basten beson se VAR mund të kontribuojë në vendimet e paanshme gjyqësore, dhe kështu të reduktojë tensionet në terren.
“Kjo është ajo që ne duhet ta bëjmë për të ndihmuar gjyqtarët. Ne përpiqemi për të krijuar një produkt të mirë, dinamik, emocionues, por në fund korrekt. Ka shumë emocione në futboll dhe kjo është e mirë, por ne duhet t’i kontrollojnë në njëfarë mënyre”, përfundoi Van Basten.
Me sa duket një nga propozimet është se në futboll, të zbatohet rregulli si në Ragbi, ku vetëm kapiteni mund të diskutojë me gjyqtarin. Gjithashtu, gjyqtarët mund të komunikojnë vetëm me kapitenin e ekipit, por jo edhe me lojtarët tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img