1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

FIFA nis hetim ndaj futjes së kuzhinierit Salt Bae në fushë në finale të Kupës së Botës

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka filluar hetimet për kuzhinierin e njohur me emrin artistik, Salt Bae, për rrethanat se si ai u fut në fushë në gjatë festimeve të Argjentinës, në triumfin e këtyre të fundit në Botërorin e Katarit më 18 dhjetor.

Pronari i rrjetit të restoranteve të famshme Nusr-et, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce, u pa në fushë pas finales duke u përpjekur të bënte selfie me lojtarët e Argjentinës, përfshirë Lionel Messin, e gjithashtu duke mbajtur Kupën e Botës.

E pyetur nga Sky Sport, FIFA ka thënë se qasja e tij në fushë ishte e paautorizuar, dhe se rregullat thonë se vetëm fituesit e Kupës së Botës dhe krerët e shteteve lejohen të prekin trofeun gjatë ceremonisë së mbylljes.

Një zëdhënës i FIFA-s tha: “Pas rishikimit të pamjeve, FIFA ka është duke parë rrethanat se si individët pa qasje në fushë, janë shfaqur në ceremoninë e mbylljes në stadiumin Lusail më 18 dhjetor. Për rastin do të ndërmerren veprimet brendshme të duhura.”

Mësohet se Salt Bae nuk ka asnjë lidhje me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili më parë është fotografuar duke vizituar një nga restorantet e tij. Besohet gjithashtu se nuk ka marrëdhënie tregtare midis FIFA-s dhe Salt Bae.

Megjithatë, Salt Bae është një nga 303 personat që Infantino ndjek në Instagramin e tij.

Shefi i famshëm turk është bërë i njohur me pseudonimin Salt Bae që kur u bë i famshëm në rrjetet sociale për stilin e tij unik të erëzave të hedhur në biftekë.

Tani një mikpritës i yjeve në restorantet e tij, prania e Salt Bae në mesin e lojtarëve festues të Argjentinës shkaktoi një stuhi në mediat sociale me kampionët e rinj të botës që duken të jenë apatikë ndaj përfshirjes së tij.

Messi u fotografua duke u përpjekur të largohej pasi kuzhinieri i famshëm i kapi krahun, ndërsa Lisandro Martinez dukej më pak se i kënaqur që u fotografua përkrah tij duke mbajtur trofeun e Kupës së Botës.

Një video përmbledhëse në Twitter e lojtarëve së bashku me Gokce ka mbledhur më shumë se 14 milionë shikime që kur u postua të hënën pasdite.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img