Site icon PrishtinaPress

FIFA merr vendim për Rusinë: E lejon të luajë, por pa flamur, pa himn, pa tifozë e jashtë Rusisë

FIFA ka vendosur që Rusia t’i zhvillojë ndeshjet e saj të ardhshme pa flamurin, himnin e saj dhe me emrin: Unioni i Futbollit të Rusisë në territorin neutral.

Ky sanksion vjen pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Disa vende kanë njoftuar se do të refuzojnë të luajnë kundër Rusisë, duke përfshirë Anglinë, si dhe Poloninë, Republikën Çeke dhe Suedinë.

Së fundmi, njëjtë e konfirmoi edhe Shqipëria, që është paraparë të përballet në qershor me Rusinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Play-off-et e Kupës së Botës 2022 do të shohin Rusinë të përballet me Poloninë, pastaj ose Republikën Çeke ose Suedinë nëse fitojnë dhe janë planifikuar të luhen në mars.

Presidenti rus Vladimir Putin filloi një sulm ushtarak të Ukrainës fqinje të enjten.

Exit mobile version