Kosova pritet të debutojë në eliminatoret për Kampionatin Botëror kundër Finlandës me 5 shtator në Turku.
Por problemi i madh i Përfaqësueses së Kosovës mbeten lojtarët.
Shumë nga ta edhe pse kanë luajtur në ndeshjet e kaluara ende nuk kanë marrë leje nga FIFA që të luajnë për Kosovën në ndeshje zyrtare.
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, sot ka konfirmuar tre lojtarë që kanë marrë leje dhe ata janë: Bersant Celina, Fanol Përdedaj dhe Hekuran Kryeziu.
Ndeshja me Finlandën është duke u pritur më vëmendje të madhe, ndërsa disa nga lojtarët që më parë kanë luajtur për kombëtare të tjera kanë premtuar ardhjen për Kosovën.