0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

FIFA i jep leje Berishës që të luajë për Kosovën

FIFA i ka dhënë leje Besart Berishë që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës

Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka marrë një lajm shumë të mirë nga FIFA. Kjo e fundit i ka dhënë leje Besart Berishë që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. Ky i fundit ka njoftuar të enjten se leja e FIFA-s që Berisha të paraqitet për Kosovën ka ardhur tashmë zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)
Por, sulmuesi i ekipit australian, Melbourne Victory nuk pritet të luaj në ndeshjen ndaj Turqisë, që luhet më 12 nëntor, në Antalya, për shkak të angazhimeve që ka në Australi.
Ish anëtari i Kombëtares shqiptare, pritet të jetë në dispozicion të Bunjakit për ndeshjen e radhës  ndaj Islandës, e cila luhet me 24 mars të vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img