Site icon PrishtinaPress

FIFA gjobitë FSHF-në

FIFA ka vendosur të gjobisë me 50 mijë franga zvicerane Federatën Shqiptare të Futbollit, për sjellje të pahijshme të tifozerisë sonë gjatë ndeshjes me Maqedoninë.
Në vendimin e zbardhur të organizmit më të lartë të futbollit botëror shihet se, një nga pikat për vendosjen e gjobës është mosrespektimi i himnin kundërshtar nga tifozët tanë, të cilët e kanë vërshëllyer e kanë kthyer kurrizin gjatë ekzekutimit të tij.
Ndërkohë, shkaqet e tjera të gjobitjes janë ndezja e fishekzjarrëve, përdorimi i lazerit, shpalosja e parrullave dhe sloganeve politike.
Por, përveç gjobës, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë edhe një paralajmërim nga FIFA.
Nëse veprimet e tifozëve tanë do të përsëriten në ndeshjet e ardhshme, ne rrezikojmë edhe zhvillimin e ndeshjeve brenda pa tifozë.

gjoba 1

Exit mobile version