1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Fidel Castro, si ISIS’i – filmonte vrasjet e kundërshtarëve

Fidel Castro u ka vënë prangat dhe ka torturuar të burgosurit politikë në një shkallë shumë herë më të lartë sesa Stalini gjatë epokës së terrorit të madh. Ai vrau më shumë kubanë në 3 vitet e para të pushtetit të tij, krahasuar me gjermanët që vrau Hitleri gjatë 6 viteve të para në pushtet.

Fidel Castro shpartalloi, përmes ekzekutimeve masive, burgosjeve masive, vjedhjeve masive dhe ekzilit, thuajse çdo familje në ishullin e Kubës. Shumë kundërshtarë të regjimit të Castros renditen mes të burgosurve politike që kanë vuajtur më gjatë se kushdo tjetër në historinë moderne, teksa janë përballur me kampet e përqëndrimit, punën e detyrueshme dhe dhomat e torturës për një periudhë 3 herë më të gjatë nëpër gulagun e Fidel Castros, sesa ka vuajtur Alexander Solzhenitsyn në gulagun e Stalinit.
Fidel Castro dhe Che Guevara janë të vetmit që mund të konsiderohen se e kanë mposhtur ISIS-in plot gjysmëshekulli më parë. Që në fillim të janarit të vitit 1959, ata nisën të filmonin vrasjet e tyre për të krijuar efektin shokues nëpër media. Fidel Castro ishte gjithashtu më afër se kushdo tjetër në histori në prag të nisjes së një lufte bërthamore mbarëbotërore.
Gjatë këtij procesi, Fidel Castro e shndërroi kombin shumë të civilizuar dhe me një standard jetese më të lartë sesa shumica e vendeve të Europës, në një lagje të varfër të shkatërruar nga sëmundjet tropikale dhe me normën më të lartë të vetëvrasjeve në hemisferën perëndimore.
Thuajse 20 herë më shumë njerëz kanë vdekur teksa përpiqeshin t’ia mbathnin nga Kuba e Castros, sesa janë përpjekur të largohen nga Gjermania Lindore. Ndërkohë që përpara epokës revolucionariste të Castros, Kuba mirëpriste më shumë emigrantë për frymë sesa çdo komb tjetër në botë, madje më shumë sesa vet Shtetet e Bashkuara.
Fidel Castro ndihmoi në trajnimin dhe financimin praktikisht të çdo grupi terrorist në botë, nga “Macheteros” në Puerto Rico, nga “Montoneros” në Argjentinë, “FARC”-u në Kolumbi, “Panterat e zeza”, e deri te “IRA”, apo “PLO” dhe “Al Fatah”.
Varret e viktimave të tij janë simbolike, gjithsesi, por shumica e trupave të pajeta gjenden ende nëpër varre masive të mbuluara me buldozerë, sipas urdhrave të atij, familja e të cilit mori ngushëllime nga presidenti Obama përmes një deklarate zyrtare.
Sipas kërkuesve dhe hulumtuesve të Arkivës së Kubës, numri total i viktimave të regjimit të Castros i përafrohet shifrës 100 mijë njerëzve. Popullsia e Kubës në vitin 1960 ishte 6.4 milionë, ndërkohë që sipas “Freedom House”, organizatës së të drejtave të njeriut, rreth 500 mijë kubanë kanë kaluar nëpër burgjet e Castros, sikurse dhe në kampet e punës së detyruar. Kjo e dërgon mesataren e të burgosurve politikë të Fidel Castros thuajse më lart sesa ajo e heroit të tij, Stalinit, transmeton TCh.
Ndaj dhe nuk është e mjaftueshme që liberalët të refuzojnë të njohin ndonjë justifikim pas festimeve nëpër rrugët e Miamit për vdekjen e tij. Çfarëdo që të thoni për Fidel Castron, askush nuk e ka akuzuar ndonjëherë atë për lexim të gabuar të rrjedhës mediatike amerikane.
“Më e rëndësishme sesa rekrutimet ushtarake për ushtritë guerrile tonat, ka qenë rekrutimi i reporterëve amerikanë për të eksportuar propagandën tonë”, ka thënë Che Guevara në vitin 1959. Ndërsa Herbert Matthews, në prill të 1959-s u shpreh se “pa ndihmën e New York Times, Revolucioni në Kubë nuk do të kishte ndodhur kurrë”, duke cituar Fidel Castron teksa i jepte medalje atij. E siç shihet nga këto shprehje, shërbimet propagandistike nga shumica e medieve për regjimin e Castros vijon, pavarësisht një gjysmëshekulli sponsorizimi të terrorizmit, vrasjeve masive dhe torturave masive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img