Zyrtari nga UEFA, Ales Zaver ka inspektuar punimet në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës, ku është informuar nga kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri lidhur me ecurinë e punimeve.
Në një intervistë për Indeksonline, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka treguar për punën që po zhvillohet në dy stadiumet e Kosovës.
Sipas Salihut, Stadiumi “Adem Jashari” do të jetë gati për ndeshjet kualifikuese të skuadrave kosovare për në garat e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës.
Ndërsa Stadiumi i Qytetit në Prishtinë po vazhdon me rinovimin dhe organet përgjegjëse po mundohen që ky të jetë gati për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kosovës si vendas, kundër Ukrainës dhe Finlandës.