13.7 C
Pristina
spot_img

FFK pret në takim Belgin Jasharin: Jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka pritur në takim Belgin Jasharin, futbollistin që së fundi ishte viktimë e një sulmi.

Në një njoftim për media, FFK ka dënuar sulmin në fjalë.

“Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, mirëpritëm futbollistin e talentuar Belgin Jashari, i cili së fundmi ishte viktimë e një sulmi të papranueshëm gjatë një ndeshjeje futbolli, ngjarje për të cilën u reagua gjerësisht në opinionin publik dhe nga të gjithë ju dha përkrahje këtij talenti.

Federata e Futbollit e Kosovës edhe një herë dënon fuqishëm çdo formë dhune, teksa vendimet për lëshimet në organizimin e ndeshjes nga klubi vendas tashmë janë marrë, në përputhje me rregulloret e garave” – thuhet në reagim.

Tutje, thuhet:

“FFK është e vendosur që të luftojë pa kompromis çdo akt diskriminues dhe të kujdeset që futbolli të vazhdojë të mbetet një hapësirë e barazisë, respektit dhe bashkimit.

Ngjarjet me sfond racor, gjinor apo fetar nuk kanë vend në sportin tonë!

Belgin, jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar – dhe do të qëndrojmë gjithmonë në përkrahje Ty dhe të gjithë fëmijëve që po rriten si futbollistë në fushat e futbollit në Kosovë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img