Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hetuar incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes Drenica – Ballkani (1:1) e zhvilluar në kuadër të javës së 11-të në Albi Mall Superliga.
Në minutat shtesë të ndeshjes është krijuar një tollovi te bankina e Drenicës për çka gjyqtari ka ndëshkuar me karton të kuq futbollistin Albin Berisha, ndihmës-trajnerin e Drenicës, Bekim Xani dhe ka përjashtuar trajnerin e Ballkanit, Ilir Daja.
Komisioni ka kërkuar deklarata shtesë para se të marrë vendimin përfundimtar.
Vendimet e Disiplinorit:
Hapje e procedurës:
FC ”Drenica”. Në minutën 90+, pas një zënke të ndihmëstrajnerit të FC ”Drenica”, Bekim Xani dhe futbollistit të FC ”Ballkani” me nr fanelle 80 Albin Berisha, shikuesit kanë hedhur shishe PVC dhe kanaqe në fushën e lojës (disa nga të cilat të mbushura) në drejtim të bankinës mysafire dhe lojtarëve të Ballkanit në fushë. Po ashtu në minutën 90, skuadra vendas ka tërhequr të gjithë topat e dedikuar për lojë. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “ Drenica”. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00.
Ndihmëstrajneri i FC ”Drenica”, Bekim Xani nr ID.001758M72. Në minutat shtesë të ndeshjes (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) lojtarin kundërshtar. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga ndihmës trajneri FC “Drenica”, Bekim Xani. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës.
Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri FC “Ballkani”, Ilir Daja. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës.
Lojtari i FC ”Ballkani”, Albin Berisha me nr fanelle 80 dhe nr ID.014588M88. MOTIVI: Në minutat shtesë të lojës (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) ndihmës trajnerin e FC ’Drenica”, duke i dalur në ndihmë bashklojtarit të tij të sulmuar paraprakisht. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari FC “Ballkani”, Albin Berisha. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.
Drejtori sportiv të FC ”Drita”, Valon Zymberi, ID.013299M84. Pas përfundimit të ndeshjes është futur në fushën e lojës në drejtim të referëve të ndeshjes, të cilët po shkonin drejt zhveshtoreve, i kishte fyer dhe ofenduar ata duke ju thënë: ”Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllog e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”. Në këtë ndeshje i njejti nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyrtar, ndërkaq është recidivist i ofendimeve të tilla. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjni-Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC “Drita”, Valon Zymberi. Afati datë: 21.10.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës./Prishtinapress/