Site icon PrishtinaPress

FFK-ja dhe Prishtina e “mirëkuptojnë” Dritën evropiane, shtyhet derbi kosovar

Skuadra e Dritës e ka prekur finalen e kualifikimeve në Conference League.

Bileten për fazën e grupeve, gjilanasit do ta kërkojnë në dy ndeshje me Legian e Varshavës, njofton Klankosova.tv.

E si shkak i angazhimit në UECL, të kaltërtit e Gjilanit kanë kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që edhe ndeshja e javës së dytë në Superligë, ndaj Prishtinës, njejtë sikur ajo e xhiros së parë kundër Malishevës, të shtyhet.

FFK e ka përfillur kërkesën e “Intelektualëve” duke u mundësuar koncentrim maksimal për fazën Play-Off në UEFA Europa Conference League, raporton Klankosova.tv.

Me fitoren 3-1 ndaj Audas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita siguroi për herë të parë në histori zonën më të “nxehtë” të Konferencës evropiane, ku triumfi do të nënkuptonte mbi 4 milion euro të hyra për Dritën.

Legia nuk është skuadër e panjohur për gjilanasit, pasi me ta janë ndeshur edhe në periudhën pandemike, ku polakët e Varshavës fitonin 2-0.

Exit mobile version