Site icon PrishtinaPress

FFK i jep ‘dritën jeshile’ hapjes së stadiumit “Fadil Vokrri”, Drita dhe Ballkani i luajnë ndeshjet e UECL-së në Prishtinë

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do t’i mirëpresë dy ndeshjet e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, që zhvillohen më 8, përkatësisht 15 gusht.

Përmes një njoftimi, FFK bëri të ditur se kryetari Agim Ademi ka dhënë ‘dritën jeshile’ që dy ndeshjet e skuadrave kosovare, Ballkani dhe Drita në Ligën e Konferencës të zhvillohen në stadiumin e rinovuar.

Ademi tha se përkundër faktit që fushës i është dashur ende kohë, megjithatë nuk kanë dashur që klubet kosovare të vijnë në një situatë që t’i zhvillojnë ndeshjet e këtij rrethi jashtë vendit.

Ademi po ashtu ka uruar edhe të gjitha klubet për kampionatin e ri, i cili nis më 10 gusht.

Exit mobile version