Federata e Futbollit të Kosovës në përmbledhjen e vet për ndeshjen Turqi – Kosovë, që përfundoi me rezultat 2:0, ka folur edhe për mungesën e zëvendësimeve te përfaqësuesja e Kosovës.
“Do theksuar se përzgjedhësi Albert Bunjaki nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë kësaj ndeshje, duke i besuar nga fillimi e deri në fund 11-shes startuese, ndonëse tek disa lojtarë u vërejt lodhja”, thuhet në mes tjerash në raportin e ndeshjes Turqi – Kosovë nga FFK-ja.
Bunjaki është kritikuar edhe nga analistë të shumtë për arsyen që nuk mori masa për të ndryshuar diçka në lojën e Kosovës.
Kjo ishte humbja e tretë rresht në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018” në kuadër të Grupit I.