Site icon PrishtinaPress

FFK e politizuar, Komiteti Ekzekutiv i mbushur me zyrtarë partiak

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), sikur shumë institucione tjera është mbushur me zyrtarë të partive politike. As ky institucion nuk ka arritur që t’i shpëtojë ndikimit dhe kapjes nga njerëzit e politikës.

Kjo shihet qartë nëse shikohet përbërja e organit më të lartë të FFK-së, Komitetit Ekzekutiv, ku njerëzit në baza partiake janë vënë në krye të këtij institucioni që do duhej të ishte larg politikës.

Vetë presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, trumbetonte se Federata e Futbollit e Kosovës duhet të ruhet nga politizimi, ndërsa ajo është e stërmbushur me njerëz të politikës në organin me të lartë të saj në komiteti ekzekutiv.

Mirëpo, duke filluar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e të gjithë anëtarët tjerë të Komitetit Ekzekutiv janë me baza partiake.

Në Komitetin Ekzekutiv, ku nga 11 anëtarë, përveç njërit që është minoritet, dihet se presidenti i FFK-së Agim Ademi ka qenë ish-truprojë i Ibrahim Rugovës, ndërsa nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani, janë anëtarë të LDK-së, sikurse edhe Vjollca Krasniqi ish deputete e LDK-së, e  Bekim Rexhepi burri i deputetes aktuale të LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, si dhe Luan Vokshi, ish zyrtar i LDK-së në Gjakovë.

“Në Federatë, të LDK-së janë dy nënkryetarët, Agim Dibrani, ish drejtor në komunën e Prishtinës, Bakir Burri, i afërt me Gazmend Muhaxherin. Në komitetin ekzekutiv të FFK-së, nga LDK-ja janë Vjollca Krasniqi, ish deputete e LDK-së dhe anëtare e Këshillit Drejtues të kësaj partie, Bekim Rexhepi, burri i deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi. Flamur Bunjaku i afërt me Lutfi Hazirin dhe Ilaz Mjaku nga LDK e Ferizajt. Kurse, Mirsad Çollaku dhe Xhelal Broja janë nga PDK”, ka thënë një burim i afërt me FFK-në.

Mirsadi Çollaku, e ka vajzën asambleiste të PDK-së dhe është i afërt me Kujtim Gashin, derisa Xhelal Broja është babai i Vesa Brojës, anëtare e PDK-së.

Kujtojmë se përfaqësuesja e Kosovës në futboll është në kulmin e saj të suksesit që nga pranimi në UEFA dhe FIFA, më saktësisht që nga ardhja e trajnerit Bernard Challandes, me të cilin Kosova ka zhvilluar deri më tani 12 ndeshje dhe nuk ka asnjë humbje, e ka shënuar 8 fitore dhe 4 barazime.

Por, njohësit e futbollit thonë se shqetësues për imazhin e Përfaqësueses është fakti i politizimit të FFK-së dhe se kreu i FFK-së, Agim Ademi është në një proces gjyqësor, ku prokuroria po e akuzon se për qëllim të përfitimit material ka kërcënuar për vdekje një person.

Në fakt Agim Ademi po akuzohet nga Prokuroria për kryerjen e disa veprave penale. LEXO KETU./FaktePlus

Exit mobile version