Site icon PrishtinaPress

FFK e njofton UEFA-n për ndeshjen e dyshuar për kurdisje, Llapi-Drita

Sot Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vetë të radhës në drejtimin e presidentit  Fadil Vokrri e ku diskutoi për zhvillimet dhe çështjet me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE diskutoi dhe miratoi Projekt buxhetin e FFK-së për Vitin 2018, i cili përmbushë kërkesat dhe është i realizueshëm për mbarëvajtjen dhe funksionimin e FFK-së. Po ashtu KE e mirëpriti Raportin e auditimit nga FIFA.

Në vazhdim KE analizoi edhe rrjedhën e Kampionatit duke konstatuar se kampionati po rrjedhë sipas dinamikës së paraparë e ku po vërehet edhe një mobilizim dhe organizim i klubeve dhe i gjithë faktorëve relevant. Garat po shënojnë rritje të cilësisë dhe rivalitetit sportivë ku skuadrat janë në  garë qoftë për titull qoftë për ta ruajtur statusin elitë apo për largim nga liga, që e bën edhe më cilësore e joshëse garën.

Ndonëse u diskutua edhe për ndeshjen e fundit Llapi-Drita, një ndeshje e shumëpërfolur në opinion, por si rast i izoluar dhe organet e FFK-së i kanë marrë të gjitha masat e duhura në përputhje me aktet normative madje duke e njoftuar edhe UEFA-n për këtë rast. Në këtë  drejtim FFK-ja kërkon nga mediet, që të jenë sa më të kujdesshme në plasimin e lajmeve të cilat nuk janë të konfirmuara dhe që kanë për qëllim të dëmtimit të imazhit të futbollit e Kosovës  dhe FFK-ja është dhe do të jetë gjithmonë e hapur dhe bashkëpunuese me të gjithë me qëllim të pasqyrimit të së vërtetës. Me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të futbollit të Kosovës, KE ka diskutuar  një strategji dhe ka caktuar prioritetet e saj. Po ashtu gjerësisht është debatuar për gjetjen e një sistemi të garave që përputhet me kushtet, ruajtjen e cilësisë së lojës së futbollit dhe mbajtjen në nivel të futbollistëve.

Në këtë drejtim është debatuar edhe për shkurtimin e Ligës në 10 ekipe, por paraprakisht do të zhvillojë një debat të hapur që nga dita e nesërme me të gjithë faktorët relevant, siç janë klubet, këshillat profesionale,  profesionistët e fushës, gazetarët dhe mbarë shoqëria në mënyrë që të në një të ardhme ta sigurohet një sistem i mirë i garave që i përgjigjet  Kosovës. Janë shqyrtuar edhe shumë çështje në mbarëvajtjen e garave si dhe KE ka shqyrtuar  kërkesat dhe parashtresat drejtuar KE-së

Exit mobile version