1.6 C
Pristina
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

spot_img

Feyenoord e befason Milanin, Bayerni me mund triumfon ndaj Celticut

Bayern Munichu ka shënuar fitore të ngushtë në udhëtim te Celtic, ndërsa Feyenoord e ka befasuar Milanin, të vlefshme për ndeshjet e para të play-offit të Ligës së Kampionëve.

“Bavarezzët” triumfuan me rezultat 1:2, në sfidën që doli të jetë shumë e hapur.

Michael Olise me një supergol solo i dha epërsinë Bayernit në përfundimin e pjesës së parë (45’).

Kurse, ishte Harry Kane që realizoi nga afërsia pas asistimit preciz të Joshua Kimmich (49’).

Celtic megjithatë arriti ta ngushtojë epërsinë përmes Daizen Maede që realizoi me kokë pas një topi të kthyer (79’).

Vendasit kishin edhe një rast të mirë në fund për ta barazuar rezultatin, megjithatë Alistar Johston nuk ia doli ta finalizojë.

Ndërkohë, Feyenoordi ka shkaktuar befasi, për të fituar me rezultat 1:0 ndaj AC Milanit.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Igor Paixao pas vetëm tre minutave lojë.

Milani tentoi të këndellet përmes Rafael Leao dhe Joao Felix, mirëpo asnjëri nga portugezët nuk i finalizoi rastet.

Feyenoord gjithashtu lehtësisht mund të fitonte me një rezultat bukur më të thellë, por goditjet e Paixao ishin jashtë portës, ku një herë edhe goditi traversën.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen javën tjetër në Gjermani, respektivisht Itali.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img