1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Fevziu: Po bëhet biznes me ndihma në Durrës, batanijet po shitën nga 5 mijë lekë

Moderatori i Klanit ka shokuar me një mesazh që ai ka dhënë live në emisionin e tij. Ai thotë se korrespodentët kanë raportuar që po shiten ndihmat që janë dërguar për të prekurit nga tërmeti në Durrës.

Mijëra tonelata me veshmbathje e mbuloja janë dërguar vetëm nga Kosova për në kampet në Durrës dhe në Thumanë ku njerëzit po flen në qiellin e hapur.

Sipas Fevziut, ka filluar keqpërdorimi i tyre e po bëhet biznes me to. Një batanije, sipas tij, po shitet pesë mijë lekë.

“Kam një mesazh. E para, ata që po shpërdorojnë ndihmat dhe që po mundohen të bëjnë biznes përmes ndihmave. Natyrisht se çdokund ka matrapazë, palaço dhe lapanjozë që dëshirojnë të përfitojnë në këto situata. Por, nuk është etike në këto moment, sic thonë korrespodentët, batanijet që janë dërguar për ndihmë, po shiten nga 5 mijë lekë”, tha Fevziu.

Ndërkaq më herët u raportua se po vidhen ndihmat e dërguara në Durrës.

Probleme tjera janë shfaqur po ashtu me kosovarët që kanë çuar kamionë me ndihma në Durrës e Thumanë, por nuk kanë pasur se ku t’i shkarkojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img