1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Fetahu i PDK’së: Kushtetuesja goditi përpjekjet e Qeverisë që t’i largojë njerëzit e padëgjueshëm për ta

Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetueses që t’i rrëzojë disa nene të Ligjit për zyrtarët publikë i ka dhënë goditje përpjekjeve të Qeverisë, që sipas tij, synonte largimin e njerëzve të padëgjueshme nga administrata publike.

Sipas tij, aktgjykimi i Kushtetueses i dha vlerë investimit 20-vjeçar të partnerëve në administratë.

“Kushtetuesja e ka shpallur jokushtetues kriterin e ri që kandidati për t’u pranuar në shërbimin civil të jetë i përshtatshëm. Ky kriter është jokushtetues. Për çfarë përshtatshmërie po flasim? Politike? Kushtetuesja e goditi edhe atë nen që deshën ta centralizonin, që vetëm një njeri në Ministrinë e Brendshme të vendoste për të gjitha institucionet shtetërore, për ta diktuar çdo gjë në jetën institucionale. Kushtetuesja goditi përpjekjet e kësaj Qeverie t’i largojë njerëzit e padëgjueshëm për ta. Ky aktgjykim i dha vlerë investimit 20-vjeçar të partnerëve në administratën e pavarur”, ka thënë Fetahu në KTV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img