Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi ka thënë se nuk e kanë pranuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kur deshi të kyçej sepse ishte në LDK.
“Mua nuk më pranuan në UÇK sepse isha në LDK”, është shprehur Rudi në T7.
Për t’u futur në LDK, sipas Rudit, duhej që të largohej nga LDK-ja.
“Në Malishevë më kanë thanë largohu nga LDK-ja nëse do që të futesh në LDK”, ka thënë Rudi.
Madje ai tha se nga viti 1998 kishte presion që të largohej nga LDK-ja.
“Nga fillet e para të 98’tës, ne kemi pasur presione të tërhiqemi nga LDK-ja, kam pasur kërcënime vazhdimisht”, shtoi Rudi.