Festat e Nëntorit gjithmonë kanë qenë më të dashurat dhe më tëkremtuarat në familjet dhe shoqërinë tonë, ngrohtësia që nëntori ka për popullin shqiptarë bartë peshën e sakrificës dhe historisësë shqiptarëve ndër shekuj. Tradita e kremtimit vazhdon edhe sot kur mundësia për të festuar është më e madhe dhe natyrisht gjithmonë e shumëpritur.
Andaj për nder të festës së 28 Nëntorit, qendra tregtare GALERIA Shopping Mall organizon event madhështor me artistë e valltarë të përzgjedhur. Për herë të parë në Kosovë, ekskluzivisht GALERIA Shopping Mall sjell ansamblin e valleve popullore nga Elbasani AR Dance Studio si dhe këngëtarin Ard Gashi.
Të dielën me fillim prej orës 14:00 festojmë së bashku me vallet më të bukura dhe këngët e përzgjedhura për programin që do të mbahet në qendrën GALERIA në Prizren, për të shënuar festat e kombëtare të nëntorit.
Ejani të festojmë së bashku në destinacionin tuaj të preferuar, qendrën GALERIA në Prizren!