-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Festivali kthehet në tragjedi, dy të vdekur dhe disa të plagosur pas të shtënave me armë në Teksas

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Austin, Teksas pas disa të shtënave me nga një i ri.

Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 14 të tjerë kanë ngelur të plagosur, përfshirë dhe dy fëmijë.

Gjatë një konference për media rreth orës 18:00 të së dielës, shefi i policisë Round Rock, Allen Banks e përshkroi të armatosurin si të moshës 19 deri në 20 vjeç dhe një mashkull me ngjyrë.

“Qëllimi ynë përfundimtar është të gjejmë se kush e bëri këtë dhe të sigurohemi që familjet të marrin drejtësi. Ky është një akt i pakuptimtë, frikacak, që nuk i përket Round Rock”, u shpreh Banks.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img