1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Festat e Fundvitit, si t’i dalloni lodrat e dëmshme për fëmijët

Dhuratat që u bëhen fëmijëve janë shumë të rrezikshme.

Emisioni investigative “BOOM” bëri një vëzhgim në lidhje me këtë tematikë. Alarmi se lodra të dëmshme po qarkullojnë në tregun shqiptar vjen nga specialisti i “Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial”, Aleksandër Davidi.
Në një intervistë për emisionin “Boom” ai thotë se mungesa e një laboratori për analizimin e përmbajtjes së lëndëve kimike te lodrat, bën që momentalisht ato të mos jenë të kontrolluara. Lodrat më të rrezikshme konsiderohen ato plastike, pasi plastika në vetvete, përmban 22 ftalate, ndryshe lëndë kimike të dëmshme.
Aleksandër Davidi, Inxhinier kimist ISHTI: Lodrat duhen parë në dy drejtime kryesore. Një lodër duhet që detaret e shkëputshme të saj duhet të mos e kalojnë këtë cilindër të vogël. Kjo presupozohet që është gryka e fëmijës. Faktor tjetër i rëndësishëm që shkaktont dëme është edhe përbërja kimike e lodrave. Një pjesë e lodrave bëhet nga materiale PVC të cilat përmbajnë në vetëvete  rreth 22 ftalate, komponime kimike shumë të dëmshme për organizmin, kanë ndikim në aftësinë ripordhuese të fëmijëve në të ardhmen. Ato janë të ndalueshme në tregun Europian.
Gazetarja: Po në tregun shqiptar si paraqitet situata?
Aleksandër Davidi, Inxhinier kimist ISHTI: Në tregun shqiptar dhe në tregun ballkanikm ekzistojnë edhe artikuj të tjerë plastik që janë të dëmshëm.
Gazetarja: Si duhet ta dallojmë ne një lodër që është e dëmshme nga një lodër jo e dëmshme?
Aleksandër Davidi, Inxhinier kimist ISHTI: Prindi e para e punës e dallon edhe me nuhatje. Në momentin që ajo vjen një erë që mund të jetë acaruese, por edhe jo acaruese. Ai artikull nuk duhet marrë. Nëse artikullit i shkëputet boja lehtësisht nuk duhet future në shtëpi. Tullumbacet që vijnë një erë të rëndë duhet të largohesh nga to. Kjo është maksimumi që mund të bëjë një prind. Pjesa e dytë pastaj është një laborator i fuqishëm që të bëjë në mënyrë sasiore kuantitative dhe kualitative përmbajtjen e këtyre lëndëve të dëmshme, gjë e cila sot nuk bëhet dot. Për të gjithë lodrat duhet të ketë përkthim në shqip. Aktualisht ligji 10480 jep mënyrën e funksionimit por nuk ka akte nënligjore që të specifikohet. Por me ngritjen e inspektoriatit kjo punë po punohet.

Sipas Mariglena Cmetaj, specialiste në “Institutin e  Shëndetit Publik” markimi i sigurisë C E keqpërdoret. Markimi C E që nënkupton, lodra të kontrolluara nga Bashkimi Europian, gjendet dhe në çdo lodër kineze, tek e cila në fakt kjo shenjë nënkupton Eksportuar nga Kina dhe jo nga Bashkimi Europian. Po sipas Cmetajt, fëmijët nuk duhet të qëndrojnë gjatë apo flenë në të njëjtin ambient me lodrat, pasi ato çlirojnë lëndë kimike.
Mariglena Cmeta, Specialistja e ISHP: Ky është një projekt që unë kam bërë trjanim. Është një çështje e diskutuar muajt e fundit. Ajo çka është e rëndësishme është që tek lodrat janë simbolet e sigurisë. Unë kam realizuar një pyetësor për të informuar. Simbolet e sigurisë është dicka që keqpërdoret sepse këto janë për lodrat e certifikuara nga BE. Ajo që duhet të shikojnë është mënyra si janë të vendosura këto dy simbol. Kur janë të çertifikuara nga BE janë të ndara C dhe E, kur keqpërdoret janë të bashkuara CE.
Gazetarja: Tajlatet janë të ndaluara apo janë brenda një mase
Mariglena Cmeta, Specialistja e ISHP: Tajlatet duhet të jenë në përqindje shumë të vogla. Normalisht janë të ndaluara, por edhe nëse janë duhet të jenë në % shumë të vogla. Në raportet që unë kam marrë që vijnë nga BE janë në sasi goxha të larta 20-30% gjë që është e ndaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img