1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Festa e Bajramit, i gjeti shumë familje kosovare në kushte tepër të rënda ekonomike

Në festën e Fiter Bajramit shumë familje në Kosove përballën me kushte të rënda ekonomike. Për t’u dalë në ndihmë këtyre familjeve, shoqatat e ndryshme bamirëse kanë organizuar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Shumë familje në Kosovë me të ardhurat të cilat marrin, nuk arrin t’i plotësojnë as nevojat elementare të këtyre familjeve. Njëri ndër kryefamiljarët, i cili përballët me gjendjen e vështire ekonomike është Islam Fejzullahu, i cili jeton më gruan e paralizuar dhe djalin e sëmurë në banesat e rasteve sociale në Fushën e Pajtimit, në Prishtinë.

Ai i tha Radio Kosovës se jeta e tyre është shumë e vështirë, pasi jetojnë vetëm me ndihmat që marrin nga shoqatat e ndryshme dhe njerëzit vullnet mirë.

“Neve qashtu, qeto ndihma po na majnë gjallë. Mos me kanë qeto s’kishim mujtë me mbijetu hiq. Në këtë pothuaj gati krejt rastet janë qashtu si unë. As social nuk marr, gruan e kam smut edhe djalin e kam smut në kolicë prej sëmundjes se epilepsisë. Shteti sen s’po na ndihmon”, tha Fejzullahu.

Në kushte të njëjta, që çdo ditë përballet me sfidën për të siguruar gjërat elementare për jetë është edhe Zarife Gashi. Ajo tha se të vetmin burim e ka asistencën sociale dhe se në prag të Festës se Bajramit ka marrë vetëm një pako ushqimore dhe se nuk ka pranuar ndonjë ndihmë tjetër nga ndonjë organizate bamirëse.

“Përveç socialit që na ka dhanë një pako se kërkush tjetër nuk na ka ndihmu sen. Dy fëmijë i kam smut, burrin e paralizuar e tash para Bajramit as një shoqatë nuk na ka ndihmu. 150 euro i marr. Qa me ba me to, krejt senet jonë shtrejtu. Vështirë shumë vështirë”, tha Gashi.

Se në prag të festës se Fiter Bajramit, organizatat e ndryshme bamirëse shpërndajnë pako ushqimore për familjet ne nevojë e thotë në një përgjigje për emisionin e Programit të Mëngjesit në Radio Kosovën sekretari i Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, Xheladin Fazliu. Ai tha se do të shpërndajnë 10 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë. Fazliu i tha Radio Kosovës së pakot ushqimore do të shpërndahen në gjithë territorin e Kosovës, Luginën e Preshevës dhe në disa fshatra në Shqipëri.

“Edhe në këtë festë të Fiter Bajramit kemi shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë. Kjo bëhet për çdo festë të Bajramit, pasi kemi dëshirë që kjo festë të kalojë ashtu siç është më së miri. Dikur afër 10 mijë pako ushqimore janë shpërndarë për festen e Bajramit”, tha Fazliu.

Shoqatat bamirëse dhe organizatat e ndryshme kanë një rol të rëndësishëm në ndihmën e familjeve të varfra në këtë kohë të festës së Bajramit. Shpeshherë, këto organizata organizojnë fushata për të mbledhur ushqime, rroba, dhe dhurata për familjet e varfra, dhe pastaj i shpërndajnë ato ndërmjet tyre./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img