Ferran Torres pritet që sot t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në Barcelonë, para se t’i bashkohet klubit katalonas për 55 milionë euro nga Manchester City.
Javën e kaluar Barça dhe City arritën marrëveshje në parim për kalimin e yllit spanjoll në Camp Nou,
Dhe Torres udhëtoi dje drejt Barcelonës, ku sot pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për ta kompletuar kalimin në Camp Nou.
Përfaqësuesi i Spanjës është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me Barcelonën, pasi vendosi të kthehet në atdhe, ku fillimisht e nisi karrierën te Valencia.
21-vjeçari do të jetë lojtar i Barcelonës sot më vonë, nëse ekzaminimet mjekësore tregojnë se ai është mirë.
Besohet se Barcelona do ta organizojë një konferencë për media të martën për ta prezantuar Torresin.