Edhe kampioni i Kosovës, Feronikeli është solidarizuar me tragjedinë e klubit brazilian, Chapecoense duke mbajtur një minutë heshtje para fillimit të stërvitjes së sotme.
Një aeroplan që barte 81 persona është rrëzuar në afërsi të qytetit Medellin të Kolumbisë, me ç’rast humbën jetën 76 persona.
Pjesë e këtij udhëtimi ishte edhe ekipi brazilian Chapecoense, që po udhëtonte drejt Kolumbisë për të zhvilluar finalen e Copa Sudamericana, kundër Altetico Nacional. Nga kjo tragjedi shpëtuan gjashtë persona, prej tyre vetëm tre futbollistë të këtij klubi.