10.7 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Feronikeli 74 reagon për penalltinë diskutabile për Suharekën: Nëse nuk merren masa do ta shqyrtojmë mundësinë e largimit nga gara

Feronikeli 74 ka reaguar pas humbjes nga Suhareka sot 2:0 në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipit nga Suhareka fitoi një penallti diskutabile, e cila u bë kryetemë sot në futbollin kosovar.

E për këtë, Feronikeli 74 doli me një reagim, duke thënë ndër tjera se edhe do ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga gara nëse nuk merren masa.

Reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

Klubi Feronikeli 74 sot u dëmtua sërish nga referimi skandaloz, tani i gjyqtarit Eridon Podvorica. Akordimi i penalltisë në fundin e pjesës së parë nuk kishte asnjë arsyeje dhe më këtë veprim të gjyqtarit u habiten edhe nga ekipi kundërshtar, Suhareka.

Feronikeli 74 sikurse sezonin e kaluar po dëmtohet rëndë edhe tani nga gjyqtarët. Kërkojmë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), që më në asnjë ndeshje të supeligës të mos referojë Eridon Podvroica.

Nëse në këtë drejtim nuk merren masa, atëherë ne do ta shqyrtojmë mundësinë edhe të largimit nga gara.

Nëse këtyre referëve nuk i’u mjaftojë loja e barazhit për të larguar Feronikelin 74 nga Superliga, atëherë çfarë ka mbetur tjetër pa u bërë nga soji i këtyre gjyqtarëve.

Klubi ynë rrezikon edhe largimin e sponsorëve dhe mundin e tyre nëse referët e FFK-ja ndikojnë direkt në rezultate.

Përmes këtyre gjesteve dikush po dëshiron që të kthehen veprime jo sportive në futbollin kosovar!

https://www.facebook.com/share/co2kSkXvLQQdEk5j/?mibextid=WC7FNe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img