Site icon PrishtinaPress

Feronikeli ’74 dhe Prishtina e Re sfidojnë njëra-tjetrën për një vend në Superligë

E shtuna e 1 qershorit na vë përballë me ballafaqimin Feronikeli ’74 – Prishtina e Re.

Këto dy skuadra sfidojnë njëra-tjetrën për një vend në Superligë edicionin e ardhshëm.

“Nikli” i Shefki Kuqit e gjen vetën në këtë pozitë pasi përfundoi e teta në renditje, duke grumbulluar 44 pikë në 36 xhiro.

Ndërkohë, Prishtina e Re siguroi plasmanin në finalen e barazhit, pasi eliminoi Dinamon e Ferizajt në takimin gjysmëfinal, dhe atë vetëm pas penalltive.

Prishtina e Re përfundoi sezonin në Ligën e Parë, grupi B në vendin e dytë në tabelë me 60 pikë, tri më pak se Ferizaj, që siguroi automatikisht ngjitjen në elitë.

Këto dy skuadra nuk janë përballur asnjëherë gjatë historisë, derisa takimi i sotëm do të jetë i pari.

Ky ballafaqim luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, dhe nis nga ora 15:00.

Dy klubet që veçse kanë siguruar elitën e futbollit kosovar për edicionin e ardhshëm janë Suhareka e Ferizaj.

Exit mobile version