13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Fermerët polakë në grevë, bllokojnë kufirin me Ukrainën

Mijëra fermerë polakë bllokuan pikat kufitare me Ukrainën ndërsa protestat e tyre kanë shkaktuar ndërprerje në 250 vende në mbarë vendin. Fermerët grevistë po shprehin zemërimin lidhur me masat e Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike dhe futjen e produkteve bujqësore ukrainase në vend.

Mediat polake dhe postimet në rrjetet sociale tregojnë radhë të gjata traktorësh në disa pika kufitare me Ukrainën dhe në autostrada përreth qyteteve në të gjithë vendin.

Sipas stacioni televiziv polak, Polstat, policia në Vashave njoftoi për bllokim të trafikut të automjeteve në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në kufirin me Ukrainën.

Në Poznan, rreth 300 kilometra në perëndim të Varshavës, fermerët parkuan rreth 1000 traktorë përpara zyrave të qeverisë rajonale. Sindikata e fermerëve të Polonisë njoftoi të premten fillimin e një greve të përgjithshme njëmujore.

Fermerët polakë iu bashkuan një serie më të gjerë protestash të fermerëve në vende të ndryshme të Evropës gjatë javëve të fundit, përfshirë Gjermaninë, Francën, Rumaninë, Greqinë, Lituaninë, Belgjikën dhe Letoninë.

Ndërsa Polonia u bashkohet protestave të fermerëve të vendeve që kundërshtojnë rregulloret e bllokut për mjedisin, sindikatat e fermerëve polakë dhe drejtuesit e sektorit bujqësor thonë se ata janë dëmtuar nga futja e mallrave më të lira nga Ukraina, duke krijuar një konkurrencë të pandershme.

Në një intervistë me rrjetin televiziv “Polsat” këtë javë, Ministri i Bujqësisë polake, Czesław Siekierski, tha se fermerët grevistë kanë ankesa legjitime dhe po “protestojnë në interes të të gjithë konsumatorëve”.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, Bashkimi Evropian bëri lëshime për tarifat dhe rregulloret lidhur me produktet bujqësore ukrainase. Ministri Siekierski tha se Polonia po zhvillon bisedime të nivelit të lartë me zyrtarët e bujqësisë të BE-së lidhur me fluksin e mallrave nga Ukraina.

Lidhur me rregulloret e politikave të BE-së për klimën, zoti Siekierski tha se ndërsa fermerët polakë janë kujdesur gjithmonë për mjedisin, disa nga kërkesat e BE-së ishin shumë të paarsyeshme. Ai i krahasoi ato me udhëzimet e nxjerra në kohën kur Polonia sundohej nga komunistët.

Në fillim të kësaj jave, dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, tërhoqi rregulloret e reja për pesticidet, si një lëshim për fermerët grevistë të bllokut. Rregulloret do të kishin përgjysmuar përdorimin e pesticideve deri në vitin 2030.

Duke folur në parlamentin e BE-së në Strasburg të martën, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se fermerët meritojnë të dëgjohen.

“Fermerët kanë nevojë për plane biznesi dhe masa që përmirësojnë mjedisin. Ndoshta nuk e kemi paraqitur çështjen në mënyrë të bindshme”, tha ajo./VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img