1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ferizaj: Voziti nën masë mbrojtëse, i konfiskohet vetura

24 vjeçari A.G, është hasur sot nga policia duke vozitur nën masën mbrojtëse.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, në rrugën “Driton Islami”.

Atij iu konfiskua përkohësisht automjeti.

Po ashtu ndaj tij u shqiptua gjobë në vlerë prej 500 eurosh.

Organet e rendit morën edhe masa tjera si: pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia iu bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img