Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj, pas një aksidenti komunikacioni, ku të përfshirë janë një veturë dhe një biçikletë.
Sipas policisë, nga hetimet e para dyshohet se drejtuesja e veturës B.S., duke mos e përshtatur shpejtësinë e ka goditur biçiklistin rreth 62 vjeç, të cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 13:50 ka pranuar një informacion se në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë.
:Për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
E dyshuara, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të tjera hetimore.