Një 65-vjeçar i identifikuar me inicialet M.H., është shoqëruar nga policia në Ferizaj mesditën e sotme (e diele) pasi ka shtënë me armë gjatë një ahengu.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Ferizaj ku policia është njoftuar se në një aheng ka edhe të shtëna me armë.
“Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Tirana’ në Ferizaj, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin M.H (M/K) i moshës 65-vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, njoftoi policia.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri.
Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës”.