Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, në vazhdën e aktiviteteve që ka zhvilluar, dje ka nisur së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri”.
Në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të parregullësive të dokumenteve, policia ka shqiptuar 16 gjoba kundërvajtëse, prej tyre:
- Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 8 gjoba
- Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer, 2 gjoba
- Drejtimi i motoçikletës pa helmet, 2 gjoba
- Motoçikleta të konfiskuara, 4
Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.