Të shtunën një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Ferizaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe prokurori, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës iu është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.